#XFactorAlbania???? #TvKlan #XF2024 Talent Show me popullor per promovimin e talenteve te reja
Nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu
Adi Krasta kritikë ndaj Ingridit: Nuk më pëlqeu!
Performanca hapëse e natës së sotme në “X Factor Albania” nga Ingridi mori kritika nga anëtarët e jurisë, veçanërisht nga Adi Krasta.
Ingrid këndoi “Ancora” nga Mina, por Adi tha se diçka nuk shkoi mirë. I pyetur nga Alketa nëse i pëlqeu performanca, Adi ishte i prerë “Jo”.
Më tej në argumentimin e tij shtoi:
“Kjo është këngë e madhe se e këndon Mina, përndryshe është mjaft e rrezikshme. Ka shumë oktavë si këngë. Ti je këngëtare shumë e mirë. Por nëse do isha si ti do bëja analizë të inteligjencën emocionale. Kur të shkosh pas skene bëj një analizë se çfarë nuk shkoi si duhet!”, tha Adi.
Me kritikën e Adit ra dakord edhe Arilena, e cila shtoi se nuk do tregohej aq e ashpër, por i bashkohet atyre që ai tha.
Vëllai i Alis rikthehet në “X Factor Albania”: Jam i bindur se do e fitojë
Arnold Kallaçi është rikthyer në X Factor. Tani mbështet vëllain e tij të vogël, Alis, vite më parë edhe ai konkurronte në spektaklin e talenteve. Por, nuk arriti të kalonte fazën e ‘Vilave të Jurisë’. Në klipin prezantues të mbrëmjes së sotme të Alis, ai u shpreh i bindur se i vëllai do e fitojë X Factor
“Para disa vitesh kam pasur një eksperiencë timen që nuk përfundoi shumë mirë se u eleminova te Vilat. Por, mesa shoh, Alis ka kënduar aq fort, jo se është vëllai im, por jam i bindur se do e fitojë X-Factor. I uroj vetëm suksese.”
Alis u shpreh mirënjohës për vëllain e tij, duke deklaruar se ai është gjithçka për të dhe çdo arritje në jetë ia dedikon Arnoldit.
“Ky është vllai, shoku, babi. Çdo gjë për mua. Edhe më në fund po shkel edhe një herë skenën e X Factor!”, tha Alis.
Mikesha e Alis vjen nga Holanda për të performuar me të në skenë
Për Alis java e kaluar ka qenë një sfidë më vete. Përpos këngës të cilën e kishte marrë me shumë përgjegjësi, viroza iu shtua një situate pak të vështirë emocionale.
Në fund, ai e superoi mjaft mirë duke marrë jo vetëm komente pozitive nga juria, por edhe duke mos shkuar në showdown!
Sonte ai këndoi “Teeth” – 5 Seconds of Summer, ndërsa në skenë iu bashkuan dy mikeshat e tij Blina, në kitarë dhe Nefelia bateriste. Kjo e fundit ka ardhur enkas nga Holanda jo vetëm për ta mbështetur në garë, por edhe dhe në skenë Alis!
Arilena Ara për Anisën: Ke qenë fenomenale!
Për Arilena Arën performanca e sotme e Anisës ishte fenomenale dhe performanca e saj më e mirë vokale.
Artistja vuri në pah problemet teknike, gjë për të cilën tha se muzika e ulët bëri që zëri i Anisës të dëgjohej shumë mirë.
“Muzika u dëgjua 50% te ne. Pavarësisht problemeve teknike që bënë që zëri yt të dëgjohej shumë pastër. Pëe ty nuk kam fjalë! Ke qenë fenomenale, performanca jote më e mirë vokale!”-tha Arilena.
Një model përkushtimi: Më në fund gjyshja e Jet vjen në X-Factor, fjalët emocionuese për nipin
Gjyshja e Jet është bërë tashmë një personazh i dashur për ndjekësit, sepse konkurrenti n aka folur shumë dhe me dashuri për të.
Madje, ajo u bë virale kur gjatë Fazës së Vilave Jet e mori në celular për t’i komunikuar vendimin, që ajo e priti mes shumë emocionesh.
E më në fund, gjyshja e Jet ka ardhur në X-Factor dhe ka rrëfyer se si e sheh nipin e saj në këtë eksperiencë.
“Të uroj që të ecësh sa më shumë përpara. Të dua në finale.”-tha ajo mes emocionesh dhe një përqafimi të ngrohtë me të në klipin e sotëm prezantues.
“A ka ndonjë që të do shumë këtu?”/ Momenti i ëmbël mes Young Zerkës dhe Albës: Keni kimi
Alba këndoi sonte “That man” të Caro Emerald, një performancë që u prit shumë mirë nga publiku dhe juria, pavarësisht problemeve të saj shëndetësore.
Një moment shumë i ëmbël më pas ndodhi mes saj dhe mentorit Young Zerka. Ishte Alketa ajo që pyet: “A ka ndonjë njeri që të do shumë këtu në sallë?”
Dhe Young Zerka u ngrit në këmbë duke duartrokitur, për të treguar mbështetjen dhe dashurinë për konkurrenten e kategorisë së tij.
Teksa Alketa evidentoi kiminë artistike mes dyshes, Young Zerka me humor tha se janë të dy dema në horoskop.
Skenografia e veçantë në X-Factor: Për herë të parë në ekranet shqiptare një peformancë shoqërohet me 3 piano
Mbrëmjen e sotme Genti sfidoi veten me një nga këngët më të bukura të Beyonce, “Halo”.
Gent e solli këtë këngë në versionin e tij, në një performancë që për herë të parë u shoqërua nga 3 piano.
Një skenografi që nuk është parë më herët në ekranet shqiptare, që bëri bashkë në skenë 3 pianiste.
Kjo demonstron përpjekjet e mëdha të bëra për të sjellë gjëra të reja dhe të jashtëzakonshme në skenën muzikore shqiptare.
Adi Krasta për Kejsin: Je gati për finale
Mbrëmjen e sotme Kejsi këndoi “Adagio”, kënga me të cilën Elhaida Dani fitoi “The Voice of Italy” duke rrëmbyer zemrat e gjithë italianëve.
Edhe pse me probleme shëndetësore, Kejsi e moro përsiper dhe na befasoi.
Me superlativa foli Adi për të, duke u shprehur se është gati për finale.
“Fillimisht, këngëtaret e mëdha nuk sëmuren ose dinë si të sëmuren. Kejsi, sa hije të pati kënga sonte. Hyre në territore të jashtëzakonshme. Njerëzit nuk do kishin guxuar mos të votonin për të shkuar në show-down sonte. Po, mund të këndosh këngë të mëdha, dhe po sonte je gati të shkosh në finale. Jam shumë krenar për atë që ke bërë.”- tha ai.
Nga mijëra kilometra larg nga Los Angeles në Tiranë/ Linda, vajza e Verës dhe Timos, në sallë
Familjarë, miq, e figura publike të ndryshme kanë qenë në sallën e X-Factor gjatë këtyre netëve live.
Mbrëmjen e sotme, e pranishme ka qenë Linda Fllolko, vajza e Timi Fllokos dhe Vera Grabockës.
Si rrallëherë në këto vite, ajo ka fluturuar nga Los Angeles dhe ka ardhur në sallë për ta duartrokitur nga afër.
“Sot ajri në regjinë e Vera Grabockës lëviz ndryshe. Sepse vajza e saj, Linda Flloko ndodhet këtu. Ka ndodhur shumë rrallë që Linda të vijë për ta duartrokitur nga salla, dhe dua ta përshëndes!”- tha Alketa.
Niki feston 21-vjetorin në X-Factor, surprizohet nga familja dhe miqtë
Niki ka festuar ditëlindjen javën që lamë pas dhe është surprizuar gjatë provave nga konkurrentët, familja dhe miqtë e tij.
Me tortë në duar ata e kanë vizituar gjatë provave në ambientet e TV KLAN.
Ata kanë kaluar disa momente shumë të gëzuara, duke festuar krah njëri-tjetrit, siç mund ta shohni në klipin e javës.
“Këtë javë pres ta festoj 21-vjetorin me shumë rock”- ishin fjalët e Nikit.
Nga Italia në Tiranë, nëna e Giovannit rrëfehet për X-Factor: Shtëpia është bosh pa të, por jam e lumtur për rrugëtimin e tij
Spektakli i javës së kaluar ishte i veçantë për ‘The Chemicals’, jo vetëm se kënduan një këngë në shqip, duke patur performancën më të klikuar ta javës, por edhe sepse nënat e tyre kishin ardhur t’i ndiqnin Live në sallë.
Nëna e Giovannit, Paola, kishte fluturuar nga Italia në Tiranë posaçërisht për të ndjekur të birin dhe grupin e tij. Ajo shprehet se nuk është hera e parë që ai ikën larg tyre në ndjekje të ëndrrave, duke shtuar se shtëpia duket bosh në mungesë të tij.
Por, shton se e mbështesin kudo dhe se shpreson të rikthehet sërish në vendin tonë.
“Kam ardhur në X-Factor të mbështes Giovannin me grupin e tij. Më pëlqen shumë. Nuk është hera e parë që Giovanni është larg, ka qenë një vit në Londër në ndjekje të pasionit të tij. Kur ai nuk është, shtëpia është bosh. Jam e lumtur që jam këtu me të. Shpresoj të kthehem sërish për ta ndjekur.”-tha ajo në klipin e prezantimit të Giovannit sonte.
Vetë konkurrenti u shpreh se ndjen mungesën e tyre çdo ditë, por pavarësisht distancës thotë se ata janë gjithmonë në mbështetje të tij.
“Prej dy muajsh ndodhem në Tiranë, larg familjes sime. E ndjej mungesën e tyre çdo ditë. Edhe pse jemi larg në distancë, jam i sigurt që më qëndrojnë pranë duke më mbështetur. Familja ime është gjithmonë me mua.”
Eleminim i dyfishtë: Alba dhe Kejsi largohen nga X-Factor
Javën e kaluar nga X-Factor nuk pati asnjë eleminim. Ishin Niki dhe Kejsi ata që shkuan në show-down dhe pasi morën barazim votash nga juria, u surprizuan po ashtu nga barazimi i votave të publikut.
Mirëpo, mbrëmjen e sotme pati eleminim të dyfishtë. Dy konkurrente u larguan nga gara dhe sipas televotimit, dy më pak të votuarat ishin Alba dhe Kejsi.
Kështu, ato ndërpresin këtu garën e tyre në talent-show, por nisin një rrugëtim të gjatë në botën e muzikës.
/tvklan.al