#XFactorAlbania???? #TvKlan #XF2024 Talent Show me popullor per promovimin e talenteve te reja
Nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu
Jet, mjeku që po shkëlqen në X-Factor: Nga stetoskopi te mikrofoni
Ai konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj të këtij edicioni të X-Factor në Tv Klan. Por, ajo që publiku nuk di është se Jet është mjek.
Mbrëmjen e sotme, Alketa Vejsiu zbuloi se Jet ka studiuar 6 vite mjekësi.
“Isha në shtëpi duke lexuar dhe pashë promon e X-Factor dhe thashë “Pse mos të shkoj?!”, tha ai.
Siç thanë edhe anëtarët e jurisë me humor, nga sot ai do quhet edhe “Doc”.
I shpëtoi showdown-it një javë më parë, Adi Krasta për Kejsin: Nëse do bëje koncert, do isha në rreshtin e parë
Javën e kaluar, Kejsi i shpëtoi showdown-it në X-Factor nw Tv Klan përballë Boranës.
Sonte ajo erdhi me “Purple rain”, duke marrë komente pozitive nga juria. Mes të tjerash, Adi Krasta foli me superlativa.
“Isha duke biseduar me Vera Grabockën dhe më pyeti “Elhaida dhe Arilena shpesh çohen në këmbë kur këndojnë konkurrentët. Po ti pse nuk çohesh?” I thashë se ditën që do çohem unë do jetë për fituesin. Unë sot nuk u çova… por më erdhi për t’u çuar. Nuk u çova se është ende herët, por ti sot ke shkëlqyer. Nëse do bëje koncert nuk do vija dhe do isha në rreshtin e parë”, tha Adi mes të tjerash.
Babë dhe bir në skenën e X-Factor: Niki performon me të atin
Ka qenë një natën e veçantë kjo e sotmja për Nikin, i cili ka performuar në skenë me të atin, Alket Zaimi i “Djemtë e Vjosës”.
Niki ndezi skenën e X-Factor në Tv Klan me “Thunderstruck” të ACDC dhe i ati ishte pjesë e performancës duke e shoqëruar si motorist në skenë.
Nuk i dihet, në të ardhmen mund të kemi një bashkëpunim babë e bir.
Me lot në sy, Luna ndërpret rrugëtimin në X Factor Albania
Luna ka ndërprerë garën në spektaklin X Factor Albania në Tv Klan. Kjo është nata e tretë live e këtij spektakli dhe rrugëtimi për Lunën përfundon këtu.
Ajo shkoi në showdown me Jet sipas votimit të publikut, por përballë pikëve të jurisë gara vazhdon për Jet.
Juria votoi 3 me 1 në favor të tij. Luna e mbylli me lot në sy rrugëtimin në X Factor Albania.
/tvklan.al