X Factor mbyll transmetimin pas 17 vitesh


X Factor mbyll transmetimin pas 17 vitesh

13:51 29/07/2021

Producenti vendos të mos ketë një sezon të ri, vendimi mendohet të jetë i përkohshëm

Pas 17 viteve transmetim, X Factor nuk do të ketë një sezon të ri. Lajmi është zyrtar dhe thuhet se dorë në këtë vendim ka producenti, njëherësh anëtari i jurisë, Simon Cowell.

Simon do të risjellë një program të ri me muzikë dhe garë.

Thuhet se ky mund të jetë një vendim i përkohshëm për të mos u shfaqur këtë sezon, pra në 2021-shin, por ndoshta në një fazë tjetër mund të rikthehet.

Programi i njohur ka nxjerrë artistë me emër. Grupi One Direction ka dalë nga X Factor, Olly Murs dhe Little Mix gjithashtu.

X Factor kishte mesatarisht më shumë se 14 milionë shikues në kulmin e popullaritetit të tij, por shikueshmëria filloi të binte nga viti në vit.

Klan News






Të ngjashme