Firmos deri më 30 Qershor të 2024 me ekipin gjerman

Xabi Alonso është prezantuar si trajneri i ri i Bayer Leverkusen. Marrëveshja me klubin gjerman është deri më 30 qershor të 2024. Kjo është detyra e parë e rëndësishme e 40-vjeçarit të rolin e trajnerit pas përvojës te moshat e Real Madrid dhe Real Sociedad B.

Xabi Alonso zëvendësoi Gerardo Seoane, i cili ishte pjesë e Bayer Leverkusen prej sezonit të kaluar. Detyra e Alonso është të kthejë situatën te skuadra e Bundesliga 1 që pas 8 javësh ka vetëm 5 pikë dhe renditet e parafundit.

Xabi Alonso ka patur një karrierë plot suksese si futbollist, duke fituar shumë trofe me Liverpool, Real Madrid, Bayern Munchen dhe përfaqësueses e Spanjës.

Tv Klan