Leverkusen ka shënuar 10 gola falë lojtarëve të stolit
Bayern Leverkusen gjithnjë e më shumë po tregon se është skuadra e momentit në Europë. Aspirinat janë në garë për tre tituj këtë sezon. 37 ndeshje pa humbje, askush më mirë se ta, që përkthehen në çerekfinalen e Europa League, duke udhëhequr Bundesligën me 10 pikë diferencë ndaj Bayernit dhe në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.
Ecuri e ndërtuar falë mjeshtrit, Çi Alonso, arkitekt i suksesit të Leverkusen. Edhe shifrat flasin në favor të spanjollit. Në Europa League, Alonso ka ditur të ndërhyjë kur duhet në formacionin e hedhur në fushë. Në total, Leverkusen ka shënuar këtë sezon në Europa League 23 herë dhe praktikisht gjysma janë realizuar nga lojtarë që nuk ishte preferuar për t’u aktivizuar nga minuta e parë.
Zëvendësuesit e Leverkusen kanë kontribuar në 10 gola deri më tani, më së shumti nga çdo ekip në kompeticionet evropiane. Me 6 gola dhe 4 asistime, gjermanët vijojnë rrugëtimin drejt trofeut, që nëse ndodh do të ishte i dyti në histori. Patrik Shik ka qenë ai më rezultativi kur vjen nga stoli, pasi ka shënuar 4 herë, tre prej të cilëve në dy përballjet e fundit ndaj Karabak.
Klan News