Trajneri i Barçës tha se ekipi i tij do të luftojë që të fitojë La Liga, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Europës

Trajneri i Barcelonës, Ksavi thotë se ai nuk po i jep përparësi asnjë kompeticioni, sepse objektiv i skuadrës së tij është që të fitojë tripletën në këtë sezon.

Blaugranat do të luajë kundër Real Sociedadit në çerkefinalet e Kupës së Mbretit, në mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa garojnë edhe në La Liga e Ligën e Europës. Ksavi pret një përballje mjaft të vështirë ndaj ekipit bask.

 “Më pëlqejnë shumë gjëra për Real Sociedad. Them që është një ekip mjaft i fortë e kjo është meritë e trajnerit të tyre.

Por ne nuk mund ta kemi mendjen te Superkupa vetëm sepse bëmë një ndeshje brilante ndaj Realit. Kjo ka qenë në të kaluarën, tani duhet të ndryshojmë mendësinë tonë. Kemi sfidën e Kupës së Mbretit, pastaj gara në kampionat është shumë e fortë dhe përpara kemi Ligën e Europës. Janë tri tituj që duam të fitojmë”, u shpreh Xavi, trajneri i Barcelonës.

Tekniku katalanas tha se skuadra e tij duhet që të ketë kujdes Sociedadin, pasi bën shumë presion e është një ekip agresiv.

Klan News