Trajneri i Barçës e vlerëson së tepërmi kapitenin, të cilit i mbaron kontrata në fund të sezonit

Barcelona ka një dëshirë të madhe, të sjellë në “Camp Nou” kapitenin e Chelsea , Cezar Azpilicueta. Mbrojtësi spanjoll, i cili është pjesë e “bluve” të Londrës që prej vitit 2012, është në vitin e fundit të kontratës me skuadrën londineze.

Ai ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë që të jetë pjesë e Chelsea, e kjo i jep mundësinë blaugranave, por edhe klubeve të tjera që të nisin bisedimet për një parakontratë që në muajin janar.

Trajneri i ri i katalanasve, Xavi Hernandez është i interesuar për shërbimet e Azpilicueta, pasi eksperienca e tij do ta ndihmonte shumë repartin mbrojtës të Barçës.

Ndërkohë që Çelsi synon që të rinovojë me 32-vjeçarin.

Nëse klubi londinez nuk ia arrin, atëherë Barça ka një shans të artë që ta marrë mbrojtësin falas.

Barça afroi një tjetër futbollist me eksperiencë, Dani Alves. Mbrojtësi i djathtë 38-vjeçar u bashkua me ekipin, por do të ketë të drejtën që të luajë nga muaji Janar.

Klan News