Mediat në Spanjë shkruajnë se është arritur akordi

Xavi Hernandez do të jetë trajneri i ri i Barcelona. Mediat në Spanjë nuk kanë dyshime duke shtuar se marrëveshja është arritur dhe pritet vetëm që të gjejë mirëkuptimin me Al Saad që të ndërpresë kontratën që e lidh deri në vitin 2023.

Klauzola për largimin është 1 milionë euro. Xavi një ikonë e Barcelona për shumë vite si lojtar do të zëvendësojë Ronald Koeman, i cili u shkarkua pas humbjes me Rayo Vallecano, e fundit pas një serie rezultatesh zhgënjyese.

Xavi duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët me presidentin Joan Laporta edhe për stafin e tij. Ish-mesfushori shikohet si shpëtimtari i Barcelona që po kalon krizë si në rezultate dhe në aspektin financiar. Trajner i përkohshëm i katalansave është emëruar Sergi Barjuan.

Tv Klan