
Xavi vlerëson Antwerp
Trajneri i Barçës kërkon nga ekipi të vazhdojë në Champions me sukseset, ashtu si edhe në Spanjë
Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, deklaroi se dëshiron që të shikojë ekipin e tij që ecurinë e suksesshme në La Liga ta shfaqë edhe në Ligën e Kampioneve. Ekipi do të presë në “Estadio Olimpico Lluis Companys”, belgët e Antverp, ku luan edhe sulmuesi kuqezi Arbnor Muja. Blaugranat janë eliminuar në dy sezonet e fundit në fazën e grupeve.
“Jemi të emocionuar që po rikthehemi në këtë kompeticion, mendoj se është koha për të bërë një hap përpara në garat evropiane. Ne po i bëjmë gjërat shumë mirë në kompeticionet në shtëpi, por është e vërtetë që duhet të bëjmë një hap përpara, në mënyrë që të jemi sërish të suksesshëm në Evropë”.
Në stolin e ekipit belg është Mark Van Bommel një ish-lojtar i Barcelonës dhe ish shok ekipi me Ksavin, me këtë të fundit që ndan kujtime mjaft të bukura. Tekniku i blaugranave vlerësoi kundërshtarët belg, që sipas tij janë shumë të fortë fizikisht, sidomos nga krahët. Në Grupin H janë edhe portugezët e Portos dhe ukrainasit e Shahtjor Donetskut.
Klan News