Tani që dy gjigandët e lojërave nxorën në treg pajisjet më të reja, debati se cili është më i mirë, normalisht nuk ka munguar. Por cili vlen më shumë?

Seria e re e Xbox është mjaft komod dhe ofron mundësi zgjedhje. Pra kemi dy sisteme me kapacitete të ndryshme dhe për pasojë çmim më të arsyeshëm. Xbox Series S nuk punon me sistem lojërash 4K dhe ka kapacitet 500 GB SSD, që vjen në çmim 300 dollarë. Një PS5 standard kushton 500 dollarë. Nga ana e dizajnit këto dy pajisje janë fine, por Series S është më i vogël dhe tërheqës për brezin e ri.

Por nëse Xbox Series S lë për të dëshiruar në performancë, stafetën ia ka marrë Series X me 1 TB SSD, që nënkupton suportimin e një sistemi më të madh lojërash.

PS5 është Ultra HD dhe ka të njëjtën kapacitet si PS5 Digital Edition, me rreth 885 GB SSD. Por Sony nuk ndalon me kaq. Leva DualSense ka butona më të mirë dhe adaptivë, gjithashtu suporton sistemi audio, si dhe ka lançuar pafund risi në lojëra. Pra PS5 mbetet gjigandi më i madh i lojërave të paktën tani për tani.   

Pavarësisht se faktet flasin qartë për kush është më i miri nga të dy, mbetet në zemrën e çdokujt për të bërë zgjedhjen që i takon./tvklan.al