Thirrja e dy ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut i kërkojnë Bashkimit Europian të mos i zhgënjejë popujt e dy vendeve me vendime subjektive politike, por t’i hapin rrugën mbajtjes së Konferencave Ndërqeveritare.

Në të parën takim zyrtarë si ministre e Jashtme me homologun Bujar Osmani, I cili po ashtu nisi nga Shqipëria vizitën e tij të parë zyrtare si kryediplomat, Xhaçka shprehet e bindur se të dy vendet i kanë plotësuar të gjitha kushtet për çeljen e negociatave.

“Do të ishte për të ardhur keq, në qoftë se kjo punë kaq e madhe e ky besim kaq i madh do të zhgënjeheshin sërish, për shkak të konsideratave subjektive, politike të vendeve anëtare, në një moment që vlerësimi objektiv, teknik nga ana e Këshillit dhe vendimi i tij në mars 2020 ka qenë pozitiv”.

Veç persepektivës së përbashkët europiane, Osmani mendon se ka më shumë vend dhe për zgjerimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Pjesë e axhendës së Osmanit në Tiranë është edhe nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e diasporës me ministrin Majko.

Tv Klan