Beteja e grave socialiste për mandatin e 19-të në qarkun e Tiranës përfundoi me fitoren e Olta Xhaçkës, me më shumë se 100 vota.
Së bashku me Blerina Gjylametin ndoqën procesin e numërimit deri në votën e fundit në Parkun Olimpik.
Ndonëse garën e mbyllën me një përqafim, Blerina Gjylameti ka pakënaqësi ndaj procesit të numërimit. Nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka kërkuar pamjet filmike për të vërtetuar pretendimet e saj.
Por nuk është e vetmja nga radhët e socialistëve. Etilda Gjonaj, Xhemal Qefalia kanë të njëjtat pretendime për parregullsi, ndërsa nga koalicioni opozitar pamjet filmike i kanë kërkuar kandidatët për deputetë Ilir Alimehmeti dhe Aulon Kalaja.
Klan News