Vdekja e efektives Zarife Hasanaj dhe plagosja e dy ushtarakëve të tjerë shqiptarë ka bërë që ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka të pezullojë vizitën e saj zyrtare në Itali, dhe do të udhëtojë drejt, Rigës, Letoni.

Në një njoftim zyra e shtypit të ministrisë bën me dije se ministrja do të  udhëtojë drejt Rigës për të vizituar dy efektivët e plagosur dhe për të takuar kontingjentin shqiptar atje.

Zarife Hasanaj, me origjinë nga Bajram Curri dhe banore në Babrru, humbi jetën në Letoni, pas shpërthimit të një mine. Hasanaj, bashkë me të tjerë ushtarakë shqiptarë, ndodheshin në Letoni në kuadër të grup batalionit kanadez të Prezencës së Përparuar të Përforcuar të NATO-s. /tvklan.al