Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka marrë pjesë sot në takimin “Ti je ambasador i Shqipërisë në BE”, ku të pranishëm ishin dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca, si dhe një grup studentësh të marrëdhënieve ndërkombëtare në Tiranë.

Xhaçka teksa u pyet nga studentet për vijimin e integrimit të Shqipërinë në BE, tha se shpresohet që rruga e negociatave të vijojë e pandarë nga Maqedonia e Veriut.

Më tej ministrja tha se pritet që në Qershor të ketë lajme të mira dhe Bashkimi Evropian të vendosë kornizat negociuese me Shqipërinë dhe RMV-në.

Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet, siç i ka përmbushur dhe Maqedonia e Veriut. Këtë rrugë e kemi nisur bashkë dhe do donim që ta vazhdonim bashkë. Shpresojmë që Qershori i këtij viti të sjell disa lajme pozitive për kornizat negociuese“, u shpreh ndër të tjera ministrja Olta Xhaçka./tvklan.al