Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme. Olta Xhaçka, ka falënderuar sot Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Xhaçka në një postim në mediat sociale, teksa ka shpërndarë një reagim të komisioneri, i cili shprehet se Shqipëria ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave, ajo shton se puna nuk do të ndalet këtu.

Faleminderit Komisioner Oliver Varhelyi për punën tuaj të palodhur. Shqipëria me të vërtetë ka përmbushur kërkesat para Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Puna nuk do të ndalet këtu. Ne i detyrohemi brezit tonë të ri ta kthejmë ëndrrën e BE në një bekim për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan ministrja e Jashtme.

Ky reagim i Olta Xhaçkës vjen pas takimeve që ka zhvilluar në Bruksel me liderët e BE lidhur me negociatat e Shqipërisë për në union./tvklan.al