Ministrja: Shqipëria krenohet që shpëtoi nga tragjedia hebrenjtë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka përkujtuar Holokaustin, në kujtim të hebrenjve të vrarë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Ministrja shkruan se shqiptarët krenohen që mirëpritën dhe mbrojtën hebrenjtë.

Teksa poston videot të dëshmive të familjeve që strehuan hebrenjtë, Ministrja thotë se për aktin që Shqipëria bëri ndaj hebrenjve ka fituar edhe titullin e “Të drejtët mes kombeve”.

Klan News