“Janë verifikuar 15 mijë objekte të dëmtuara nga tërmeti”

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka thotë se së shpejti do të nisë faza e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit.

Gjatë një bashkëbisedimi që pati me banorët e Bubqit dhe Mazhës së Madhe, Xhaçka u shpreh se prioritet në qarqet e dëmtuara të Durrësit, Lezhës e Tiranës do të jenë familjet me fëmijë të vegjël të cilat nuk jetojnë dot pa këto kushte.

Sipas ministres së Mbrojtjes, nga verifikimet e ekspertëve vendas e të huaj në qarqet e prekura janë inspektuar rreth 15 mijë objekte, nga të cilat 2300 banesa të dëmtuara rëndë, ndërsa 292 pallate deri më tani janë të pabanueshme përkohësisht.

Tv Klan