Forcat e Armatosura zhvilluan ditën e mërkurë një ceremoni për 9 – vjetorin e anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. E pranishme ishte dhe ministrJa e Mbrojtes, Olta Xhaçka.

Ministrja Xhaçka, tha se tashmë Shqipëria është në hartën e vendeve që gjenerojnë dhe ofrojnë siguri dhe Forcat e Armatosura përditë e më tepër i përngjajnë homologeve të tyre aleate.

“Shqipëria mbetet një ndër vendet më të përkushtuara në NATO. Mbi 7 mijë ushtarakë shqiptarë në misionet e NATO-s në vite. Jemi pjesë aktive e çdo operacioni të Aleancës. FA do të vijojnë të jenë pjesë aktive e operacioneve të NATO-s”

, tha ajo.

Gjithashtu, Xhaçka tha se Forcat e Armatosura, kanë rritur prestigjin e vetes si një institucion i besueshëm në vend./

tvklan.al