Kërcënimet më të mëdha që vijnë që i vijnë Shqipërisë por edhe Maqedonisë së Veriut në procesin integrues, nuk janë ato të jashtme, por ato që vijnë nga brenda. Ishte ky mesazhi që dha në Shkup ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka gjatë konferencës së përbashkët me homologen nga vendi fqinj, Radmilla Sheqerinska.

“Fatkeqësisht, siç ndodhi në Maqedoninë e Veriut, e siç po ndodh sot në Shqipëri, në vendet tona ka jo rrallë forca që për interesat e tyre të ngushta, që s’kanë asgjë të përbashkët me interesat e qytetarëve apo vendeve tona, janë gati të rrezikojnë edhe stabilitetin, edhe zhvillimin, edhe të ardhmen tonë evropiane”.

Xhaçka nënvizoi se mëgjithatë këto forca janë të destinuara të dështojnë dhe se rruga drejt Europës për të dy vendet është e pandalshme. Ministrja e Mbrojtjes theksoi se tashmë është krijuar një klimë shumë më e favorshme edhe për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

Tv Klan