“BE, sa më shpejt një datë për konferencën ndërqeveritare”

Ministrja e Jashtme shpreson se brenda Korrikut të ketë një datë për konferencën ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Në krah të homologëve të saj irlande dhe finlandez që janë ndalur në Tiranë si pjese e një turi ballkanik, Xhaçka i ka kërkuar aty që t’i shohin nismat rajonale si Open Balkan e Procesi i Berlinit si iniciativa që ndihmojnë jo vetëm sigurinë në rajon, por dhe ekonomitë e këtyre vendeve.

Ministrja finlandeze për çështjet europiane Tytti Tupurainen dhe ai irlandez Thomas Byrne mbështetën kërkesën e homologes së tyre Xhacka drejtuar BE për të përshpejtuar vendimarrjen për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Edhe pse fati i Shqipërisë për momentin mbetet peng i vendimit të qeverisë maqedonase për të pranuar ose jo propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë.

Tv Klan