Xhaçka takohet me ambasadorin Soreca: Angazhojmë gjithë burimet për hapjen e negociatave



Xhaçka takohet me ambasadorin Soreca: Angazhojmë gjithë burimet për hapjen e negociatave

13:12 08/01/2021

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka u takua sot me ambasadorin e BE në Shqipëri, Luigi Soreca. Në takim u diskutua për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe asistencën e dhënë nga zyra e delegacionit të BE në vendin tonë.

Zhvillova sot një takim shumë të mirë pune me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë,  Luigi Soreca. Shkëmbim konstruktiv i pikëpamjeve mbi procesin e integrimit dhe fillimin e projektit për asistencën teknike per integrimin. Mirënjohje për ndihmën e dhënë nga Bashkimi Europian për Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe institucionet e tjera shqiptare, si dhe për kontributin personal të ambasadorit Soreca. Integrimi do të jetë gjithmonë objektivi ynë më i rëndësishëm strategjik. Do të angazhojmë të gjitha burimet dhe energjitë tona, për t’u përgatitur për hapjen e negociatave Shqipëri – BE”, thotë ministrja Xhaçka.

Po sot ministrja e Jashtme Olta Xhaçka do të zhvillojë edhe një bisedë virtuale me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.  /tvklan.al






Të ngjashme