Në takimin me nënkryetaren e Këshillit të Ministrave dhe ministren e Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës, Bisera Turković, kryediplomatja shqiptare Xhaçka ra dakord që të vijojë dialogu politik mes dy shteteve edhe në nivel të lartë.

Diplomacia shqiptare përkrah unitetin dhe tërësinë territoriale të Bosnje dhe Hercegovinës kundër çdo përpjekje për destabilizim dhe retorike separatiste dhe procesin e saj të integrimit në NATO dhe në BE.

Qeveria shqiptare i ka kërkuar asaj të Bosnje Hercegovinës, që të shqyrtojë mundësinë për të gjetur zgjidhje konkrete për disa nga problematikat që lidhen me Kosovën, siç janë nevoja për njohjen e dokumenteve apo nevoja për lehtësimin e procedurave të vizave.  

Po ashtu ju kërkua autoriteteve të Bosnje dhe Hercegovinës për të rivlerёsuar pozicionin mbi çështjen e pavarësisë së Kosovës dhe përfshirjen e saj në organizatat rajonale, veçanërisht në Kartën e Adriatikut.

Bosnje dhe Hercegovina do të hapë së afërmi në Tiranë një përfaqësi rezidente si një hap konkret për të çuar përpara marrëdhëniet.

Pritet finalizimi i disa marrëveshjeve dypalëshe që do të kenë impakt të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve siç është ajo e lejeve të drejtimit.

Edhe komunitetet respektive që jetojnë në të dy shtetet janë një urë lidhëse për të rigjallëruar miqësinë mes ndaj respektimi dhe integrimi i tyre i mëtejshëm në strukturat social politike mbetet një detyrë për të dy qeveritë në Sarajevë e Tiranë.

Klan News