Autoritetet kanë arritur të evidentojnë në të gjithë vendin 41 grupe kriminale. Lajmi është bërë i ditur këtë të martë nga Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në një intervistë për gazetaren Eni Vasili, Xhafaj tha se nga këto 41 grupe, 17 prej tyre do të hetohen nga Task Forca Speciale “Forca e Ligjit”.

Ministri tha më tej se brenda pak javësh do të goditen dy grupe të fuqishme kriminale dhe të rrezikshme.

Ai u shpreh se ka grupe kriminale që kanë investuar në media, që përpiqen të influencojnë në të, ndërsa theksoi se ka gjithashtu individë të caktuar të grupeve kriminale, që kanë lidhje me politikën.

“Lidhjet krahinore dominojnë, lidhjet kriminale janë të dhunshëm. Grupet janë të përqëndruara në fushën e trafikut të drogës,  trafikimi i qenieve njerëzore dhe vrasjeve”

, u shpreh Xhafaj.

/tvklan.al