Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako, kanë zhvilluar një takim blic në komisariatin e Lushnjes me fokus në atentatin e 11 tetorit, në të cilin u vranë dy persona.

Xhafaj mësohet tu ketë dhënë të gjithë mbështetjen e nevojshme strukturave përgjegjëse në luftën kundër krimit, të cilëve u ka kërkuar kapjen e autorëve të atentatit të së mërkurës.

Të rinjtë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha mbetet të vrarë në atentatin e së mërkurës, ndërsa të plagosur kanë mbetur shoku i tyre Marjus Xhepexhiu dhe një qytetar që po udhëtonte me biçikletë.

Si autorë të dyshuar janë identifikuar Laert Haxhiu dhe Ogert Bilbili, të cilët janë shpallur në kërkim./tvklan.al