Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u takua në Mynih me ministrin e Brendshëm të Landit të Bavarisë, Joachim Herrmann. Gjatë takimit mes tyre u diskutua për çështjet e rendit dhe të sigurisë, si dhe për marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë e Gjermanisë.

“Vlerësime shumë inkurajuese nga ministri bavarez për reformat e qeverisë në fushën e drejtësisë e sigurisë. Vlerësime pozitive dhe mbështetje për punën e arritjet në luftën ndaj krimit te organizuar, Forca e Ligjit, menaxhimin e kufirit, parandalimin e azilkërkimit, vetingun në polici”,

shkruan Xhafaj në Twitter pas takimit me ministrin Joachim Herrmann.

Xhafaj thotë gjithashtu se ka ftuar për vizitë në Tiranë ministrin e Brendshëm të Landit të Bavarisë.

/tvklan.al