Teksa iu afrua për herë të fundit ndërtesës së Ministrisë së Brendshme, Fatmir Xhafaj u përball jashtë godinës me gazetarë e kamera të shumta. Ministri i sapodorëhequr nuk e komentoi vendimin e tij, por zgjodhi të vlerësonte bashkëpunimin e mirë me gazetarët.

Fatmir Xhafaj:

“Hera e parë që vij me kaq vonesë. Po mbas një mëngjesi shumë të këndshëm me bashkëshorten dhe me familjen time sigurisht dhe me mbesën time, të dytët që ju takoj jeni ju dhe jam shumë i lumtur që ju takoj. Kemi bashkëpunuar mirë, shumë mirë. Ju jam mirënjohës për gjithë mbështetjen edhe për çfarë kemi bërë sëbashku”.

Pyetje:

“Pse e dhatë dorëheqjen zoti Xhafaj”?

Fatmir Xhafaj:

“E kam shpjeguar të gjithën e kam shpjeguar”.

Vendimi i Xhafajt për t’u larguar nga posti i Ministrit të Brendshëm vjen pas më shumë se një viti nga marrja e kësaj detyre. Më herët në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Xhafaj tha se largohej me vullnetin e tij, por pa dhënë arsye për këtë vendim.

/tvklan.al