Mesfushori 29- vjeçar nuk është më i interesuar për të luajtur te vedhekuqtë, sytë nga Bundesliga

Granit Xhaka ka qenë një nga dëshirat më të mëdha të trajnerit Zhoze Murinjo në merkaton e verës. Verdhekuqtë nuk arritën që t’i bënin një ofertë të kënaqshme Arsenalit, e në fund mesfushori shqiptaro-zviceran vendosi që të rinovonte me klubin anglez edhe për tri vite.

Por nëse disa muaj më parë ka qenë edhe dëshira e vetë 29- vjeçarit për t’u transferuar në Romë, këtë herë situata ka ndryshuar plotësisht.

Xhaka e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend që të veshë fanellën e verdhekuqve.

Granit Xhaka: E zgjata kontratën dhe kam edhe dy vite e gjysmë këtu në Londër. Kur të pëfundojë do të kem 32 vite dhe nëse Borussia M’gladbach do të jetë gati që të më marrë sërish, unë do të jem gati.

Xhaka dëshiron që të rikthehet e të luajë në Bundesligë, në klubin që e ngriti si futbollist dhe e ndihmoi të luante në nivele të larta. Duket se me Romën, për mefushorin ka qenë thjesht një flirt vere.

Klan News