Fituesja pesë herë e çmimeve Grammy po shet më shumë se 1.000 kostume që ka veshur në skenë

Xhaketa e stilit ushtarak që Janet Jackson veshi gjatë turneut të saj në 1990 Rhythm Nation, u shit për 81,250 dollarë në një ankand në Beverly Hills.

Kjo shifër është 20 herë më e lartë se vlera që ajo e bleu. Xhaketa e zezë ishte një nga veshjet kryesore dhe kujtimet e tjera të grumbulluara gjatë katër dekadave nga këngëtarja, që u shit në ankandin tre-ditor.

Turneu ku ajo veshi këtë xhaketë ishte i pari i saj si një artiste solo. Xhaketa pritej të shitej për $ 4,000- 6,000 $ dhe blerësi nuk u bë i ditur. Fituesja pesë herë e çmimeve Grammy, e cila mbush 55 vjeç po shet më shumë se 1.000 kostume që ajo veshi në skenë, në turne, në tapetin e kuq dhe në videoklipe muzikore.

Një vath me një çelës që ajo e mbajti në turne në 1990 dhe në shumë paraqitje të tjera u ble gjithashtu për 43,750 dollarë.

Një pjesë e të ardhurave nga ankandi do të shkojë për organizatën e krishterë amerikane dhe ndihmës humanitaret e fëmijëve Compassion International. Jackson gjithashtu do t’i japë 100% të setit të limituar me tre vëllime të shitjeve nga ankandi, të ofruara me 800 dollarë, për organizatën jofitimprurëse.

Klan News