Zonja e Parë Melania Trump është kritikuar për zgjedhjen e xhaketës së saj gjatë një udhëtimi në një qendër të fëmijvë emigrantë në Teksas.

Znj. Trump u pa me një xhaketë e cila mbante të mbishkruar “I really don’t care do you?”, “Unë nuk e vras mendjen, po ju?”, ndërsa po ngjitej në avion.

Zëdhënësja e saj tha se “nuk kishte asnjë mesazh të fshehur” në zgjedhjen e kësaj xhakete.

Ndërsa në një postim në Twitter Presidenti Trump tha se Zonja e Parë u referohej lajme false që mediat publikojnë.

Xhaketa që kushton 39 dollarë ka shkaktuar trazira në rrjetet sociale.

Zonja Trump nuk e kishte veshur atë kur ajo mbërriti në Teksas, por e kishte përsëri kur u kthye në Uashington DC./tvklan.al