Atletja xhamajkane Thompson-Herah theu rekordin olimpik dhe mbrojti titullin e fituar

Elaine Thompson-Herah fitoi medaljen e artë në garën e 100 metrave për femra në atletikë në Tokio 2020.

Sportistja xhamajkane u tregua e jashtëzakonshme, duke thyer rekordin olimpik dhe duke mbrojtur titullin, pasi realizoi kohën 10.61 sekonda.

Në vend të dytë doli dy herë kampionia Shelly-Ann Fraser-Pryce dhe pas saj Shericka Jackson, të dyja nga Xhamajka.

Në këtë garë, gjashtë sportiste e përfunduan garën brenda 11 sekondave, duke e bërë këtë finalen më të shpejtë për femra në histori.

Me kohën e realizuar Thompson-Herah bëhet gruaja më e shpejtë në botë që jeton.

Gara e saj ishte fantastike, ndërsa që pas olimpiadës së Rios pesë vite më parë ku fitoi titujt në 100 metra dhe 200 metra, ajo ka pasur probleme fizike.

Vetëm atletja e madhe amerikane Florence Griffith-Joyner, në vitin 1988, ka vrapuar më shpejt se sa ajo.

Klan News