Ndiqet nga Brazili dhe Nigeria

Toni Ann-Sing është shpallur Mis Bota 2019. 23-vjeçarja që përfaqësonte Xhamajkën në ceremoninë e zhvilluar në qendrës Ekscel në Londër, mposhti 2 finalistet e tjera, Mis Brazilin dhe Mis Nigerinë.

Ajo nuk i fshehu emocionet për kurorëzimin e këtij viti, por u shpreh se bukuria ishte aspekti më pak i rëndësishëm për këtë arritje. Sipas saj, fokusi duhet të jetë tek roli i jashtëzakonshëm i femrës në shoqëri.  

“Është mirë kur i thurim lavde bukurisë. Për mua, kjo është një arritje e jashtëzakonshme, por femra nuk duhet parë vetëm nga bukuria. Nëse do të mund ta ndryshoja, bukurinë do ta vendosja të fundit si kriter për të fituar këtë kurorë”, është shprehur ajo,

Tani Ann-Sing është diplomuar për psikologji në Universitetin e Floridas dhe thotë se kurorën e saj do ta përdorë për të ngritur lartë zërin për gratë, por edhe fëmijët në gjithë botën.

Tv Klan