Autoritetet policore në Fier pas një hetimi disa mujor u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Kolaudimi”, në kuadër të të cilit u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: -V. D., 29 vjeç dhe Xh. A., 32 vjeç, të dy banues në Fier, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u ekzekutuan masat e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit: -R. S., 32 vjeç, I. N., 45 vjeç, M. M., 39 vjeç dhe D. Xh., 34 vjeç, të katërt banues në Fier.

Policia thotë se “nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasit V. D. dhe Xh. A., përmes bizneseve përkatëse, pajisnin drejtuesit e automjeteve, me certifikata false të errësimit të xhamave, ndërsa 4 punonjësit e pezulluar të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Trasportit Rrugor Fier, dyshohet se duke pasur dijeni për falsitetin e këtyre certifikatave, vlerësonin automjetet si të rregullta, gjatë kontrolleve që kryenin, në pikat e kolaudimit, në Fier dhe në Lushnje”./tvklan.al