KMSH: Ka pasur vonesa në alokimin e fondeve, mund të përfundojë në 2021

Punimet e xhamisë së Namazgjasë, e cila financohet nga qeveria turke, janë stopuar, kjo dhe për shkak të pandemisë globale të koronavirsuit.

Por drejtuesit e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë nuk kanë mohuar se disa herë ka patur dhe vonesa në fonde. Ndërkohë që vlera e ndërtimit të kësaj xhamie, e cila është më e madhja në Ballkan, shkon mbi 35 milionë Euro.

Punimet nuk janë vonuar vetëm në detajet brenda, për shkrimet e shenjta, por edhe në pjesën jashtë, pasi ende nuk është ndërtuar biblioteka, qendra kulturore, salla e ekspozitave. Ndërkohë që ende nuk duket asnjë gjurmë  e ndërtimit të muzeut, i quajtur “Muzeu i Bashkëjetesës”.

“Ne shpresojmë të mbyllen brenda këtij viti. Por nëse do ketë vonesa më shumë mund të përfundojë edhe vitin e ardhshëm”.

Xhamia, e ndërtuar në vendin e njohur si “Namazgjaja”, përfshin një sipërfaqe prej 10.000 metrash katrorë dhe ka kapacitet për 5.000 besimtarë, ndërsa së bashku me hapësirat e jashtme, 10.000 besimtarë do të mund të falin namazin në të njëjtën kohë. Kupola  ka një lartësi 35 metra dhe katër minaret më lartësi deri në 50 metra.

Nesër besimtarët mysliman kanë festën më të madhe pas mbylljes së agjërimit. Falja e namazit të Fitër Bajramit, këtë vit për shkak të pandemisë nga koronavirusi nuk do të bëhen në sheshin Skënderbej por do të bëhet në xhamitë e lagjeve.

Klan Plus