Rikonstruksioni i objektit të kultit pas përmbytjeve të dimrit të kaluar
Rikonstruksioni i Xhamisë së Plumbit në Shkodër do të përfundojë në verë. Ecurinë e punimeve e pa nga afër kryetari i bashkisë, Benet Beci i cili tha se edhe gjatë kësaj periudhe nuk ka munguar interesi nga vizitorët
“Është e çuditshme t’ju them se vazhdojnë turistët vijnë edhe në këtë gjendje që është xhamia. Edhe gjatë kësaj kohë që punohet ka një kuriozitet. Ndërhyrja është shumë e mirë. Parashikohet që projekti të mbarojë në verë. Është ndërhyrje shumë e thellë.”
Ndërhyrja ka si qëllim për ta kthyer xhaminë edhe në një atraksion të veçantë turistik.
“Në gjendjen që do të vijë kjo do të rikthehet ndoshta në një nga atraksionet më interesante të Shkodrës. Është një vlerë, një krenari, një histori që Shkodra e ka shijuar. Ne do ta kthejmë duke falenderuar edhe donatorët, qeveria sigurisht është e përfshirë në këtë projekt, do ta rikthejmë përsëri në vlerën që ka pasur për historinë dhe sigurisht për turizmin dhe vizitorët që vijnë në Shkodër.”
Xhamia e Plumbit një nga objektet e kultit më të veçanta jo vetëm në Shkodër, u dëmtua nga përmbytjet e dimrit të kaluar.
Klan News