Punimet në Xhaminë e Plumbit në Shkodër, monument kulture i kategorisë së parë vazhdojnë.

Ky monument ikonik për kryeqendrën e veriut pritet t’u kthehet bestimtarëve në Maj të 2025-ës, ndërsa Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja teksa inspektoi punimet kërkoi cilësi të tyre.


Çdo detaj origjinal i monumentit është ruajtur, ndërsa vetë ministri vlerësoi ecurinë dhe cilësinë e ndërhyrjeve të kryera deri tani në monument. Pjesë e procesit të punimeve restuaruese dhe rijetizuese përfshin atë të drenazhimit të tokës, shumë e nevojshme për këtë monument për shkak të përmbytjeve, konsolidimin dhe përforcimin e strukturës, ringritjen e minares etj…

500 mije euro është kostoja për restaurimin e objektit ndërsa në total kap vlerën e 3 mln eurove me sistemin në terësi të detajeve dhe hapësirës së Xhamisë së Plumbit.

Tv Klan