Një zjarr ra në xhaminë Al-Aqsa, në Jeruzalem, në të njëjtën kohë që katedralja Notre Dame e Parisit digjej. Pamjet e publikuara në Twitter tregonin tym e zjarr që dilte nga çatia e dhomës së faljes.

Sipas zëdhënësit të policisë izraelite, Micky Rosenfeld, zjarrfikësit shkuan me shpejtësi në vendngjarje dhe arritën t’i vinin flakët nën kontroll brenda pak minutave. Si pasojë e zjarrit nuk pati të lënduar, apo dëme në strukturën e xhamisë.

Policia atje po heton shkaqet e ngjarjes, por ka dyshime se ai mund të jetë shkaktuar nga fëmijët që po luanin rreth e rrotull xhamisë.

Al-Aqsa, e njohur për hebrenjtë si Mali i Tempullit, është vendi i tretë më i shenjtë i Islamit dhe në qendër të konfliktit të vazhdueshëm arabo-izraelit.

Megjithatë, ky incident mbeti në hije për shkak të zjarrit masiv që përfshiu katedralen e Notre Dame, në të njëjtën kohë.

/tvklan.al