Naim Sala, xhaxhai i Arjan Salës që humbi jetën nga flakët e zjarrit në magazinën poshtë “Casa Italia”, ka treguar për momentet e para si e mësoi lajmin.

I ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Naim Sala është shprehur se fillimisht shpresonte që nipi i tij do të mund të mbijetonte, por pas disa orësh ai humbi çdo shpresë.

Pas këtij momenti, shpresa e vetme e Naim Salës ishte vetëm që të mos humbisnin edhe trupin e Arjanit.

Nga ora 3 gjysmë, 4, më bie telefoni nga nipi tjetër se dhe ai punon me kompaninë Breçani dhe më thonë ke ndonjë numër rezervë të Arjanit se diçka po ndodh. Nipi kishte marrë në telefon nipin tjetër, marr babain unë i them bëni çmos dhe gjeni numrin tjetër të Arjanit. Punë kohore mbërritëm të gjithë atje. Kur mbërritëm ishte një zjarrfikëse me 4-5 persona. U afrova dhe unë aty, vetëm tym dynjaja. Ishte tmerr i paparë. Kemi qëndruar atje deri parmbrëmë. Mendova se Arjani do ketë mundur të jetë futur diku. Deri nga ora 1 e natës, isha i sigurt se e kam nipin gjallë. Nga ora 2 pasi mora informacion mbi katin nëndhe, i hoqa të gjitha shpresat. Mora vesh se në katin nëndhe nuk kishte dhoma të tilla, ishin thjesht rafte. I humba shanset. Filluan edhe disa shpërthime që nuk e di nga vinin, atëherë shpresat që unë nipin ta marr gjallë i hoqa. Pasi kaloi edhe nata, mbaroi puna. Kaloi nata, erdhi dita e nesërme. Shpresa ishte e kotë. Ajo që unë besoja ishte që të mos humbisnim edhe trupin e Arjanit. Që të kesh djalin në një distancë 4 minuta nga puna, edhe puna nuk ishte shumë e rrezikshme, edhe të vdesësh që ke një besim që nuk vdes kurrë, kjo qenka shumë e çuditshme”, është shprehur ai.

Naim Sala ka një peng, kafen e fundit që nuk arriti ta konsumonte me nipin.

Pak ditë më parë, humbe fare tha xhaxha, do vish të pimë ndonjë kafe atje në katin e sipërm, hajde të të qerash një kafe. Por kjo kafja nuk u mundësua kurrë. Ishte takimi i fundit me të. Të paktën iku në një mënyrë hero, iku për të shpëtuar të tjerët, pavarësisht se humbi veten”, tha ai.

Arjan Sala u shpall “Dëshmor i Atdheut” për veprimin e tij duke shpëtuar punonjësit nga magazina që u përfshi nga flakët.  /tvklan.al