Xhaxhai qëllon nipin me thikë

Foto ilustrim

Xhaxhai qëllon nipin me thikë

19:20 02/10/2019

Një 39-vjeçar është qëlluar me thikë nga xhaxhai i tij pas një sherri për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Peshkopisë.

39-vjeçari me iniciale A.T. ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arrestuar autorin, 47-vjeçarin me iniciale A.T., i cili qëlloi nipin me thikë. Ishin qytetarët ata që lajmëruan uniformat blu për ngjarjen në fjalë.

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje duke bërë arrestimin në flagrancë të 47-vjeçarit. Thika me të cilën ky i fundit plagosi nipin, është sekuestruar nga hetuesit. Materialet për këtë ngjarje i janë referuar Prokurorisë së Dibrës. /tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi