Xheloz për gruan: E dërgoja për punë, por lyhej dhe pispillosej


Xheloz për gruan: E dërgoja për punë, por lyhej dhe pispillosej

17:45 23/01/2020

“Kur tjetri të merr për punë, nuk të merr për bukuri…”

Ismet Kalemaj ka rrëfyer në emisionin “Historia ime” në Tv Klan periudhën e vështirë që është duke kaluar që nga momenti kur pësoi një aksident. Në vitin 2003, jeta e tij mori një tjetër kthesë sepse si pasojë e rënies nga lartësia, ai iu nënshtrua një operacioni, i cili nuk shkoi ashtu siç duhej. Humbi kujtesën dhe njëkohësisht nuk mundi të lëvizte.

Me kalimin e kohës, gjendja u përmirësua, por filluan problemet me ish-bashkëshorten, me të cilën ai ka një vajzë. Ismeti tregon se për të shkuar në punë, gruaja tregonte më tepër kujdes seç duhej për veten dhe ai filloi të kishte dyshime e të bëhej xheloz se mos ajo e tradhtonte.

Mirela Milori: Ti del nga operacioni dhe nuk ecën aq mirë sa duhet?

Ismet Kalemaj: Më futën në reaminacion, nuk ngrihesha dot nga krevati. Nuk njihja njeri, nuk njihja motrën. Pa atë motër do kisha vdekur sot.

Mirela Milori: Sa qëndrove në këtë gjendje?

Ismet Kalemaj: Në reaminacion 16 ditë! Më futën në një sallë të madhe, kishte shumë njerëz, por nuk njihja njeri. Me ilaçe pas ca ditësh më kujtohet emri dhe numri i çupës së hallës. Gjuhën e kisha harruar, i flisja shqip vetëm.

Mirela Milori: Kush të vuri në dijeni që ishe baba?

Ismet Kalemaj: Mbas 2-3 javësh vjen ish-gruaja.

Mirela Milori: Si quhet ish-gruaja?

Ismet Kalemaj: Sonila… vjen dhe thotë për çupën. Më kujtohet dhe them të na rrojë Katerina. E keqja është se vajza nuk ishte në shtëpi. Nga stresi i së ëmës, ajo lindi nënpeshë.

Mirela Milori: Ky operacioni të la pa memorie, ndërkohë të la dhe me lëvizje motorike pak të ngadalta?

Ismet Kalemaj: Po! Kur dola në fillim nuk ngrihesha dot nga krevati! Zonja do punonte unë do mbaja fëmijën. Ajo punonte tek shtëpia e të moshuarve dhe tek një piceri.

Mirela Milori: Çfarë ndodhi?

Ismet Kalemaj: Punonte gjithnjë atje, të tjerët merrnin 30 ose 35 euro, ajo vinte me një shumë që, edhe mbase e bënte punën, por…

Mirela Milori: Vinte me shumë para në shtëpi?

Ismet Kalemaj: Po 50 euro. Ajo më tregonte 30 euro dhe 20 euro i vinte mënjanë. Ai mund t’i ketë thënë: Me atë do rrish, ai nuk bëhet më!

Mirela Milori: Filluat të kishit probleme?

Ismet Kalemaj: Filloi xhelozia.

Mirela Milori: Ti fillove të bëheshe xheloz?

Ismet Kalemaj: E dërgoja për punë, lyhej e ngjyhej. E dini vetë si pispillosen këto gratë sot. Kur tjetri të merr për punë, nuk të merr për bukuri, aty hyra në dyshime. Filloi të mbante shumë vetes pasi hyri në punë. E dija që do ikte një ditë, por thashë sa të jetë me mua, të jetë e mirë për mua./tvklan.al

Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi