Marrëdhënia mes dy sulmuesve të Francës ka qene e acaruar e kjo ka ndikuar në eliminimin nga Euro 2020

Kilian Mbappe dhe Antoin Grizhman kanë pasur një marrëdhënie të acaruar mes tyre. Mungesa e komunikimit është një tjetër arsye e dështimit të “ Lë Blë” në Kampionatin Evropian.

Franca shikohej si një ndër kandidatet që mund ta fitonte titullin kampion dhe eliminimi ka sjellë shumë diskutime në mediat franceze dhe tifozët që duan të dinë arsyen.

Në qendër të kritikave ka qenë sulmuesi i PSG-së, Mbappe, i cili humbi edhe penalltinë vendimtare ndaj helvetëve.

Të shumtë kanë qenë shokët e skuadrës që u mërzitën me sjelljen e tij grindavece, pasi pati një fërkim edhe me sulmuesin tjetër Oliver Zhirud përpara se turneu të niste.

Mbappe ka pasur xhelozi për Griezhmanin dhe rolin e tij në ekip, raportojnë mediat franceze.  Ndikimi i sulmuesit të Barçës ka qenë i madh në skuadër, e po ashtu edhe vlerësimi i trajnerit Didider Deshamps, e kjo ka bërë që 22-vjeçari të ishte më shumë i përqendruar tek ai, sesa te performanca e vet.

Një çështje tjetër që ka sjellë debat, ka qenë rikthimi ose jo i Benzemasë.  Sulmuesi i parisienëve ishte pro rikthimit, kurse lojtari i Barçës kundër.

Klan News