Xhelozia, sa e mundon njeriun

Posta

Xhelozia, sa e mundon njeriun

Autori: Blendi Fevziu

23:41 02/05/2012

Çfarë na bën xhelozë? Përgjigjia për këtë mund të vijë në shumë forma, por në disa raste të qënit xhelozë për dikë tjetër mund të shfaqet përmes reagimeve negative. Shpesh xhelozia lidhet me të humburit e diçkaje që nuk është më e jotja, por e dikujt tjetër.

Këtu fillon dhe lufta më e madhe. Mekanizma nga më të ndryshmet vihen në lëvizje. Disa njerëz janë xhelozë për arritjet që ka dikush tjetër, të tjerë për punën, familjen, suksesin, të ardhurat dhe në disa raste ndonëse ngjan sipërfaqësore, edhe për pamjen.

Xhelozia është një ndjesi e vjetër po aq sa njerëzimi. Ajo përkufizohet si një formë emocionale që njerëzit do të donin të mos e kishin, duke mos e pranuar, por që realisht është gjithmonë e pranishme. Kjo ndjesi mund të kthehet dhe në problematike, shpesh duke kryer veprime apo sjellje jashtë normave.

Xhelozia apo ambicie është e pranishme së tepërmi kur individët vendosen në një garë. Arritja e rezultatit më të mirë e shtyn personinalitetin njerëzor të provojë xhelozinë. Thuhet se është një shenjë inferioriteti, por rrëzohet në rastet kur edhe njerëzit më inteligjentë dhe të realizuar e provojnë.

Shepesh më shumë njerëz janë të fokusuar tek të tjerët më shumë se tek vetja e tyre, duke mos i dhënë mundësinë vetes që xhelozinë, ambicien apo smirën ta kthejnë në prioritet të tyren.

Studimet tregojnë se femrat dhe meshkujt për çështje dhe forma të ndryshme, duke evidentuar faktin se femrat e nxjerrin më shumë në pah xhelozinë. Në kto studime nuk përfshihet xhelozia romatike, ku populli më xheloz rezulton të jetë Brazili dhe ai më pak Japonia.

Për të diskutuar nëse janë shqiptarët xhelozë për njëri-tjetrin në studion e emisionit “Opinion” ishin të ftuar politikania dhe aktorja Rajmonda Bulku, politikania Monika Kryemadhi, psikologia Jorida Rustemi, gazetarja Juli Xhokaxhi, psikologu Luan Hajdaraga dhe komentatori Preç Zogaj./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Autori: Blendi Fevziu

23:41 02/05/2012

Reklama
UKT
UKT

Grupi