Xhelozia vret dy burra në mes të rrugës

Xhelozia vret dy burra në mes të rrugës

20:40 23/08/2019

Një burrë dhe rivali i tij në dashuri vranë njëri-tjetrin në mes të rrugës, pasi u përfshinë në një konflikt për të njëjtën grua. Ngjarja e rëndë ndodhi në Tolima të Kolumbisë. Bashkëshorti 45-vjeçar dhe 35-vjeçari kishin qenë duke pirë, përpara se të përplaseshin në mes të rrugës.

Bashkëshorti dyshohet se mori vesh që gruaja e kishte tradhtuar me 35-vjeçarin. Ai e sulmoi këtë të fundit me thikë, ndërkohë që të pranishmit, bënin foto e video dhe askush nuk ndërhyri për t’i ndarë.

Ndonëse në pamje nuk është shumë e qartë, sipas asaj që shkruan e përditshmja “Mirror”, dyshja përfundoi duke goditur njëri-tjetrin me thikë.

Bashkëshorti vdiq në vendngjarje, ndërsa rivali i tij u dërgua në spitalin më të afërt me plagë të rënda, ku dhe ndërroi jetë.

Autoritetet lokale konfirmuan se po hetojnë vdekjet e personave në fjalë./tvklan.al

Të ngjashme
UKT