Xhensila Myrtezaj, këngëtarja mjaft e dashur për publikun shqiptar ishte e ftuar këtë të hënë në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”. Bukuroshja e muzikës shqiptare iu përgjigj pyetjeve provokuese dhe thumbuese të fëmijëve.

Një ndër to ishte edhe ajo në lidhje me bashkëshortin e saj, Besart Kallaku, nëse ai është romantik apo jo. Xhensila tregoi se Besi ia ka marrë kalanë nga brenda pasi ia shpreh dashurinë nëpërmjet formës së gatimit.

“Ai ma ka marrë kalanë nga brenda se e ka ditur atë shprehjen që dashuria vjen nga stomaku dhe gatuan e gatuan, por kjo ka edhe telashe se shëndoshemi ndonjëherë. Besi është shumë romantik. Gatuan dhe e shpreh dashurinë e tij nëpërmjet formës së gatimit”, tha Xhensila Myrtezaj./tvklan.al