Xhensila Myrtezaj zbulon surprizën e bukur nga Parisi

Posta

Xhensila Myrtezaj zbulon surprizën e bukur nga Parisi

13:03 22/10/2019

Këngëtarja mjaft e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj është duke përgatitur një këngë të re. Një lajm të tillë e ka bërë të ditur vetë Xhensila, përmes disa postimeve në rrjetin e saj social Instagram. 

Në fotot e publikuara, këngëtarja ka treguar se ndodhet në Paris, ku është edhe duke xhiruar produksionin që pritet të publikohet së shpejti.

Sa të perëndoj dhe hëna, me ty po du me u nis, me një tango në Paris”, shkruan Xhensila bashkëngjitur njërës prej fotove të postuara ku shfaqet tek kulla Eiffel.

Në postimin tjetër, ajo ka zbuluar edhe titullin e këngës”Je t’aime”.

Kujtojmë se projekti i saj më i fundit “Sekreti im” është bashkëpunimi me Pirro Çakon, këngë kjo e cila u pëlqye së tepërmi nga publiku duke u kthyer në një hit./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi