Pjesë e kësaj jave në PartTime në Tv Klan, Xhensila Pere ka zbuluar se kush do të ishte personazhi i showbizit të cilin do të zgjidhte për të krijuar një lidhje. E pyetur nga moderatorja Rudina Dembacaj, ajo nuk ka hezituar, por edhe ka habitur me përgjigjen. Zgjedhja e Xhensilës ka qenë reperi Noizy, duke e cilësuar natyrën e tij të ngjashme me atë te modeles. Ndër të tjera ajo ka treguar se si qëndron e vërteta e raportit mes tyre.

Rudina Dembacaj: Nëse do të krijoje me patjetër një lidhje dashurie me një nga emrat e showbizit, cili do të ishte? Në qoftë se do ta kishe me detyrim?

Xhensila Pere: Me detyrim…

Rudina Dembacaj: Duhet patjetër ta zgjedhësh nga showbizi, kë do të zgjidhje?

Xhensila Pere: Sa e papërgatitur…unë e kam bërë telef atë Noizyn e shkretë…

Rudina Dembacaj: Noizy prapë?

Xhensila Pere: Po, sa po më thonë kjo Xhensila po ja lyp dhe ai s’po ja lë.

Rudina Dembacaj: Me të vërtetë?

Xhensila Pere: Po.

Rudina Dembacaj: Atë do zgjidhje të lidheshe?

Xhensila Pere: Po edhe me qef edhe me detyrim.

Rudina Dembacaj: Pse do të bënit gara kush është më gangster?

Xhensila Pere: Kam përshtypjen që po edhe gara me makina. Natyra e tij përshatet me natyrën timen, të paktën me aq sa kam kuptuar nga ekrani.

Rudina Dembacaj: E ke takuar nga afër?

Xhensila Pere: Po, e kam takuar. Nuk është se e njoh shumë, më pëlqen por jo në atë lloj drejtimi…

Rudina Dembacaj: E mirë se e morëm vesh…

Xhensila Pere: Po ta shpjegoj tamam, që ta kuptojnë njerëzit njëherë e përgjithmonë sepse mbase po ja kërkova edhe…

Rudina Dembacaj: Të pëlqen thjesht si këngëtar apo si mashkull?

Xhensila Pere: Si karakter, si tip edhe si mashkull, por si këngëtar po e po./tvklan.al