Xhensila rrëfen episodin si u prish shoqëria 12-vjeçare me mikeshat e saj



Xhensila rrëfen episodin si u prish shoqëria 12-vjeçare me mikeshat e saj

17:56 05/04/2020

Rubrika “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e Xhensilës nga Vlora. Ajo tregoi me dhimbje sesi një shoqëri prej 12 vitesh nuk është ashtu si më parë. Ela dhe Ada janë dy miket e saj me të mira, por Xhensila rrëfeu se ato nuk ju gjendën pranë ashtu sikurse ajo do dëshironte, në momentin që babi i saj u nda nga jeta.

Ajo vuri re një ftohje në marrëdhënien me to dhe mori vendimin të distancohej prej tyre.

Xhensila: Unë ndihem fajtore për diçka. Kam dy shoqe dhe ato në Vlorë, shoqëri 12-vjeçare, hyrje-dalje, shkuarje shumë të mirë.

Ardit Gjebrea: Kjo shoqëria është pasi u ktheve në Vlorë, nuk i njihje më përpara?

Xhensila: Po, po!

Ardit Gjebrea: Pra pas Beratit erdhe në Vlorë dhe këtu u njohe me këto dy shoqet, që janë Ada dhe Ela.

Xhensila: Po jemi njohur në një ambient shoqëror dhe avash-avash pëlqyem tipet, karakteret e njëri-tjetrit dhe normalisht filluam shoqërinë.

Ardit Gjebrea: Ju shkonte muhabeti themi ne?

Xhensila: Po na shkonte shumë muhabeti, unë më shumë rrija aty sesa rrija në shtëpinë time. Elës i kanë vdekur dy prindërit e saj. Ela është tezja, ndërsa Ada është mbesa e saj. Unë jam ndodhur aty natë-ditë.

Ardit Gjebrea: Dhe çfarë ke bërë?

Xhensila: Unë mendoj se njeriu ka nevojë në momente të vështira, duhet të jesh aty, në qoftë se e do atë përson dhe këtë bëj unë. Kam qenë aty nuk jam ndarë një minutë, nga puna mos të shkosh në familjen tënde, por të shkosh aty se shoqja ka nevojë për ty, mua më duket gjë shumë normale dhe shumë e mirë. Para 7 muajsh më ka vdekur babai.

Ardit Gjebrea: Ngushëllime!

Xhensila: Faleminderti! Unë kam qenë shumë e lidhur me babain, më rriti djalin me pak fjalë, por përveç kësaj prindi është prind, si prindi nuk të bëhet asnjeri. Vdiq babai erdhën ato, ditën që më ka vdekur babai, kanë ndenjur deri në 12 të natës dhe ikën, nejse..

Ardit Gjebrea: Po se çfarë duhet të bënin më shumë?

Xhensila: Duhet të rrinin me mua, ashtu siç kam ndenjur unë me ato.

Ardit Gjebrea: Duhet paragjykuar kjo gjë, se ne nuk jemi të gjithë njësoj?

Xhensila: Jo paragjykim! Unë në ato momente e ndjeva veten shumë të lënë mënjanë. Ditën tjetër bëhej varrimi, ishin aty.

Ardit Gjebrea: Erdhën?

Xhensila: Po kanë ardhur një orë, gjysëm orë para se të varrosej babai. Ishte ai rituali i drekës normalisht dhe aty ishin, pastaj çdo njeri në shtëpi të vetë. Unë kam patur një problem me shëndetin, tani jam operuar kam dy muaj në Tiranë, u operova nga veshkat.

Ardit Gjebrea: U interesuan?

Xhensila: Jo për fat të keq! Unë duhet të shkoja në Greqi të tretat e babit se motra më kishte caktuar një takim me doktorat grekë. Iki në Greqi vij para të dyzetave të babit. Asnjë telefonatë, po më gërryente përbrenda, po thoja pse.

Ardit Gjebrea: Po për sa kohë ju ishit mikesha dhe ti shkoje në shtëpinë e tyre, ato vinin, pse nuk e bëre ti një telefonatë?

Xhensila: E bëra!

Ardit Gjebrea: Çfarë të tha?

Xhensila: I thashë kaq të vështirë e ke të bësh një telefonatë? Ok s’erdhët dot, nje telefonatë. Po s’doja të të bezdisja, se ti je me njerëz. Por çdo njeri ka vendin e vetë, për mua është kënaqësi që të ishin aty, meqë nuk u ndodhën dot një telefonatë. Mbas kësaj gjërat filluan u ftohën shumë, jashtë mase, mua m’u duk sikur nuk isha e vlerësuar, sikur, nuk di si ta them me fjalë.

Ardit Gjebrea: Sikur nuk po merrje mbrapsht atë që ti dhe?

Xhensila: Ndoshta dhe kjo, u largova shumë me to, dhe ato normalisht e kuptuan. /tvklan.al





Të ngjashme