Aktori i humorit Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj kanë hyrë në muajt e ‘pritjes së ëmbël”.

Ka qenë vetë çifti i dashur i showbizit shqiptar që ka bërë të ditur lajmin me dy postime, thuajse të njëkohshme, në rrjetet sociale.

Kur dy, bëhen tre

”, shkroi Xhensila Myrtezaj në mbishkrimin e një fotoje me bashkëshortin e saj në brigjet e liqenit të Komos në Itali.

 

Të njëjtën foto postoi edhe Bes Kallaku, por me mbishkrimin “

Kur jetën ta bekojnë të mirat që vijnë, edhe mbi të gjitha ata që ti sjellin. Ardhsh me bekimin e Zotit.”

 

Disa orë më vonë, bashkangjitur një tjetër fotoje, Kallaku i drejtohej Myrtezajt duke e quajtur

“Jetë qe sjell jetë”

.

 

Pas një lidhje të gjatë disa vjeçare, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj u kurorëzuan në martesë në muajin Shtator të vitit 2017. /tvklan.al