Xhentilesa është arma më e fortë kundër negativitetit. Ky i fundit sjell trishtim, ankth dhe për ta mposhtur është mirë të armatosemi me një sërë sjelljesh të mira.

Ekspertët e mendjes thonë se dozat e miresjelljes, të ndihmosh të tjerët, apo të ushqehemi me bukurinë e artit, duke ushtruar edhe aktivitet mendor përveç atij fizik.

Pra, dedikimi ndaj gjërave që na bëjnë të ndjehemi mirë apo përkushtimi ndaj pasioneve tona sjell përmirësim të ndjeshëm në humorin tonë të përditshëm dhe mbi të gjitha largimin e negativitetit, qoftë ky vetjak si pasojë e shumë vështirëve në kohën e pandemisë, por edhe atë që të ndjerët na transmetojnë.

Dita e djeshme ishte përcaktuar si Blue Monday, e thënë ndryshe dita më e trishtë e vitit. Por psikanalistët theksojnë se kjo mund të ndikoje pozitivisht në ndryshimin e pikëvështrimeve tona, pasi reflektimi dhe  përqëndrimi në përmirësimin e stilit të jetës apo disa aspekteve mund të jetë shumë më pranë nesh nëse e shohim. /tvklan.al