Ditën e sotme Federata e Futbollit të Zvicrës ka bërë të ditur se futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Futbollisti 28-vjeçar është karantinuar në shtëpinë e tij dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Shaqiri ëshë futbollisti i radhës i infektuar me Covid-19 në radhët e Liverpool pas Sadio Mane i cili para ca ditësh e bëri vetë publike lajmin. Nuk dihet ende se më kë ka pasur kontakt Shaqiri dhe a do izolohen lojtarët e tjerë të Zvicrës. /tvklan.al