Vitet kalojnë, por Xherdan Shaqiri vazhdon të bëjë atë që di më mirë, të shënojë gola.

Sulmuesi me origjinë shqiptare, ishte sërish vendimtar për Baselin, në fitoren e thellë 4-0 ndaj Zurich.

33-vjeçari realizoi dopietë golash, njëri më i bukur se tjetri, për të ndihmuar ekipin e tij në marrjen e tre pikëve.

Shaqiri numëron 13 gola të shënuar në elitën e futbollit zviceran, ndërsa ka dhënë edhe 14 asiste në 28 ndeshje të luajtura.

Kujtojmë se sulmuesi u rikthye në Zvicër, pas aventurave në klube të njohura si Bayern Munich, Inter, Stoke City, Liverpool, Lyon dhe Chicago Fire.

/tvklan.al